Politika 16 March 2025, 18:41 Nga VNA

U la në listë të hapur, Fatmir Xhafaj sfidon Ramën: Të çojmë deri në fund reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
U la në listë të hapur, Fatmir Xhafaj sfidon Ramën: Të

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka reaguar sot  herë të parë pasi u la nga Edi Rama në listë të hapur për qarkun e Tiranës. Ish ministër Drejtësie, ish ministër i Brendshëm, kreu i reformës në drejtësi dhe së fundmi kryetar i Komisionit Antikorrupsion, mbron me krenari, "besnikërinë" ndaj vendit dhe partisë. Madje, në në postim në rrjetin social Facebook, Xhafaj shkruan se "Po rinis këtë garë për të fituar së bashku me ju një mandat të ri në shërbimin ndaj vendit! Dhe se në rrugëtimin tim politik i kam qëndruar besnik dashurisë për vendin tim, përfaqësimit të vlerave më të mira të socialistëve që më kanë mbështetur e inkurajuar me zemër në çdo hap edhe në momentet më të vështira të jetës sime politike e personale! Jam shumë krenar për çfarë kam bërë deri më tani si deputeti juaj, si ministër i Brendshëm e i Drejtësisë, si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, dhe tashmë si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit". Deputeti socialist shkruan se në fakt ka pranuar të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi të ri, "pasi ndjej se kam përgjegjësinë politike e qytetare për të përmbushur plotësisht misionin për konsolidimin e reformës në drejtësi në standardet më të mira evropiane dhe për të vazhduar punën e nisur për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për të ndërtuar një shoqëri të mbështetur në institucione të qëndrueshme si garanci për një qeverisje më të mirë, për një luftë të ashpër ndaj korrupsionit dhe për të forcuar sundimin e ligjit dhe barazinë e kujtdo para tij, për një Shqipëri më të mirë për të gjithë ne, të ardhmen e fëmijëve, nipërve e mbesave, për Shqipërinë2030 në BE!". Ndaj ai e quan sprovë, të cilën ai dhe skuadra e tij janë gati dhe maksimalisht i motivuar dhe i përkushtuar të përmbush besimin që më është dhënë për të përfaqësuar zgjedhësit e mi dhe për të shkruar një tjetër histori suksesi.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme