Politika 15 March 2025, 21:24 Nga VNA

Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës është një akt anti censurë, në 12 maj do të hapim Tik Tok

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës është një akt

Sali Berisha dhe kupola drejtuese e PD ishin sot në qendër të protestës që opozita organizoi për të kundërshtuar mbylljen e TikTok. Të rinj të Forumit Rinor të kësaj partie mbajtën fjalime në një podium të improvizuar para Kryeministrisë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok për një periudhë njëvjeçare.

Sali Berisha nuk mbajti fjalim gjatë protestës, por në fund të saj ai foli për gazetarët. Në përgjigje të pyetjes për mbylljen e Zërit të Amerikës, ai tha se kjo është një çështje që lidhet me gjeopolitikën globale dhe kufizimet e shpenzimeve për të shmangur propagandën, që Departamenti i Shtetit e cilëson të tepruar. “Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Mund të them se mbyllja e Zërit të Amerikës është një akt anti-censurë” - tha kryetari i PD, i cili e cilësoi protestën e sotme si një fitore të të rinjve mbi censurën e qeverisë.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme