Politika 15 Mars 2025, 18:45 Nga VNA

Gjekmarkaj thotë se lista e PD është përfaqësuese, por i surprizuar me mungesën e Salianjt dhe vendin e Tabakut në listë

Ndaje në Whatsapp
Gjekmarkaj thotë se lista e PD është përfaqësuese, por

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për “Kjo Javë” në News24 ka folur për listat e PD, i cili tha se janë përfaqësuese dhe gërshetojnë historinë me të ardhmen e PD.

Nuk dihet se ku e bazon mendimin Gjekmarkaj kur thotë se listat janë “përfaqësuese”, pasi në listën e sigurt jo vetëm nuk janë futur emra që u votuan nga demokratët, por në shumicën e qarqeve janë po të njëjtët emra që në PD militojnë prej 30 vitesh.

Megjithatë, Gjekmarkaj tha se është pak i surprizuar për mungesën e emrit të Salianjit në listën e PD.

“Surpriza më e madhe për mua është mungesa e Salianjit i cili është marrë peng nga padrejtësia, pushteti dhe mbahet në burgun e Fierit ku duhet të ishte si drejtues politik në qarkun e Elbasanit si aset i PD” – u shpreh ai.

Mesa duket Gjekmarkaj ka pritur që me Salianjin të zbatohej i njëjti standart si me kreun e PL, Ilir Meta, i cili edhe pse është në qeli, u fut si kandidat në listën e hapur të PD.

Deputeti demokrat gjithashtu tha se kishte pritshmëri që edhe Jorida Tabaku të ishte në listën e mbyllur, por që sipas tij edhe pse është një personalitet në PD, është sakrifikuar nga Berisha për vendet e aleatëve.

“Tabaku është një personalitet i PD, zonjë intelektuale, përfaqësuese dinake e Tiranës. Përllogaritjet që ka bërë lideri i PD në raport me aleatët e ka bërë të vështirë listën e mbyllur, kur për mua Tabaku e meritonte të ishte, por ajo nuk i trembet sfidave" - tha më tej Gjekmarkaj.

 

Video

Anëtarët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, degë e njohur e partisë së Erdogan, AKP, shkatërruan selinë e tyre në Mamushë, pranë Prizrenit, për të festuar fitoren ndaj një rivalit tjetër turk.

Pas arrestimit të 27-vjeçarit Kevi Muçllari nga policia e Pogradecit, banorë të fshatit Çërravë dhe këshilltarë lokalë u mblodhën para Komisariatit për të shprehur mbështetjen e tyre. Sipas tyre, Muçllari mbrojti interesin publik, ndërsa këshilltari i bashkisë, Engjëll Shyti, provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. Banorët theksuan gjithashtu se Shyti punon njëkohësisht edhe në administratën e bashkisë, duke shkelur ligjin. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-pas-perleshjes-ne-keshillin-bashkiak-banoret-e-erraves-dhe-di-i16734

Llava po shpërthen nga krateri i vullkanit Kilauea në Hawaii prej disa orësh, duke krijuar një spektakël mbresëlënës natyror. Vullkani, një nga më aktivët në botë, shpërtheu të dielën dhe rrjedhja e llave ka vazhduar për pesë orë. Herë pas here, llava ka arritur lartësi mbi 300 metra. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njofton se shpërthimi tani është nën kontroll. Ky është shpërthimi i 36-të i regjistruar që nga fundi i dhjetorit 2024.

Shokët e partisë e tejkaluan sërish planin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme