Politika 13 March 2025, 23:39 Nga VNA

“Janë 90 faqe përgjime”, Klodiana Lala: Mediat e Veliajt nxorrën fotot e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
“Janë 90 faqe përgjime”, Klodiana Lala: Mediat e Veliajt

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime, ku kanë pretenduar se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të ketë target sulmi gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas saj, ka patur gjuhë kërcënuese ndaj disa zyrtarëve, ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe është konstatuar se ka patur media të tëra, që kanë patur një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve prokurorëve, gazetarëve, gjuhë e papranueshme.

“SPAK ka pretenduar se Veliaj paraqet rrezik për të infektuar provat dhe intimiduar dëshmitarët për shkak të gjuhës së përdorur në komunikime me vëllain dhe të tjerë.

Nëse provohet shkak-pasojë, pra që Veliaj ka urdhëruar të bëhet një lajm i rremë apo të vihet nën presion një gjyqtar dhe prokuror, është vepër penale dhe ka bashkëpunëtorë. Nuk e ndaj dot sot.

Pardje prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime, mund të ketë edhe të tjera, kanë pretenduar se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të ketë target sulmi gjyqtarë dhe prokurorë. Ka patur gjuhë kërcënuese ndaj disa zyrtarëve, ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Qëllimi me sa kam kuptuar, se SPAK nuk mund të ndërhyjë në punën e medias, duhet të ndajë atë vijën e hollë, atë që një gazetar beson vërtetë, dhe gjë tjetër kur hyjnë interesat në mes. Nuk di të them çdo të bëjë SPAK. Por di të them se përgjimet janë aty. Qëllimi kryesor ka qenë që Veliaj të qëndrojë prapa hekurave sepse mund të rrezikohej procesi hetimor. Rrugës mund të gjenden prova për shumë personazhe që e rrethojnë. Kanë dorëzuar edhe fatura të reja, transaksione bankare, kontrata të firmosura nga kompanitë e Ajola Xoxës. Mund të dalin të dhëna të tjera.

Kemi konstatuar se ka patur media të tëra, që kanë patur një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve prokurorëve, gazetarëve, gjuhë e papranueshme. Të nxjerrësh fotot e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është normale, nuk është gazetari.

Ato që janë dorëzuar bëhet fjalë për një pagesë që i referohet avokatit amerikan. Nuk jam në gjendje të them nëse ka te pjesa e pazbardhur. Kufjet i ka patur oficeri i BKH dhe vetëm ai bashkë me prokurorin e di”- tha Lala.

 

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme