Politika 13 March 2025, 20:34 Nga VNA

Alesia Balliu: Noka dhe Boçi mblodhën vota në primare për drejtoreshën e burrit të Alketa Vejsiut. Sulmet e PD për këtë të fundit janë show

Ndaje në Whatsapp
Alesia Balliu: Noka dhe Boçi mblodhën vota në primare për

Juristja Alesia Balliu, e cila u largua nga lista e PD-së, ka nxjerrë disa detaje nga primaret e Elbasanit. Në një intervistë për A2CNN, Balliu tha se procesi në Elbasan u deformua nga Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe nënkryetari Luçiano Boçi, pasi kanë ndërhyrë për të mbledhur vota për kandidaten në listën e mbyllur për qarkun e Elbasanit, Klodiana Çapja.

Ajo gjithasht tha se Klodiana Çapja e cila mori një vend të sigurt në listë, është drejtoreshë e burrit të Alketa Vejsiut. Sipas saj, kjo tregon se sulmet e PD ndaj burrit të Alketa Vejsiut për financimet e detoksit të Edi Ramës në këmbim të lejeve të ndërtimit janë shoë mediatik.

“Pasi mbaroi gara, absolutisht mua më vijnë mesazhe nga qyteti i Elbasanit he për këtë kam një të drejtë që këtu tek juve të jap një shpjegim për këtë çështje. Ky është numri personal i Flamur Nokës, që është me 806 në fund, këtu vihet deputetja që është kandidatja në listë të mbyllur një ndër mikeshat më të ngushta, drejtoresha e burrit të Alketa Vejsiut, që këto dalin dhe vetëm e baltosin në lidhje me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur në Partinë Demokratike duke bërë pazare. Dhe këtu kemi përfshirjen e nënkryetarit të PDSH, Luçiano Boçit për të marrë vota për këtë vajzën pa filluar gara. Ky është numri i flamur Nokës që e verifikon “di unë se kë ka telefonuar Luçiano për t’i dhënë votat Klodit”. Duke e parë këtë paçavure 48 orëshin e fundit dhe duke e konfirmuar nga numri personal i sekretarit të përgjithshëm, unë nuk mund të rrija më në këtë parti” – tha Balliu.

Balliu gjithashtu tha se listën e primaree në Elbasan e ka bërë Flamur Noka, ndërsa Tomor Alizoti ka vetëm emrin si drejtues politik pasi s’ka pasur asnjë vendimmarrje.

“Unë me zotin Boçi nuk kam pasur komunikim. Zotit Flamur Noka, i kam shkruajtur mesazhe por s’më ka kthyer përgjigje. Kam pasur komunikim dhe me zotin Alizoti, por ka qenë një ndër personazhet që nuk ka pasur fare të bëjë me listën e Elbasanit. Ka vendosur Flamur Noka. Alizoti ka qenë thjesht drejtuesi i parë politik, por që nuk ka pasur vendimmarrje për listën” – tha Balliu.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme