Politika 13 March 2025, 14:10 Nga VNA

Berisha justifikon "dezertimet" nga lista e hapur

Ndaje në Whatsapp
Berisha justifikon "dezertimet" nga lista e hapur

Një ditë pas dorëzimit të listës të kandidatëve për deputetë për garën elektorale në zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti edhe një deklaratë për media. Nga selia blu, kreu demokrat deklaroi se lista u hartua  nga votat dhe konsultat. Në këtë listë, Berisha tha se janë  39% gra, 18% të rinj dhe 7 përfaqësues nga diaspora. I pyetur në lidhje me largimet e deputetëve të cilët nuk e gjeten veten tek listat e mbyllura, kryedemokrati u përpoq t'i justifikonte duke deklaruar se: "Një pjesë nuk është e vërtetë se braktisën se nuk ishin në lista të sigurt. Një pjesë nuk donin të hynin në garë. Kanë preferuar të vazhdojnë jetën private. Në tërësi deputetet kanë pranuar verdikti e listës. Nuk po flas për ndonjërin që nuk pranoi verdikti". Sipas Berishës beteja kundër Edi Ramës zhvillohet jo nga opozita e opozitës, se ato ndihmojnë Edi Ramën, por zhvillohet tek Aleanca Madhështore. Një tjetër sulm bërë edhe ndaj listës së Partisë Socialiste duke konsideruar të mbushur me patronazhistë dhe subjekte të SPAK-ut, të cilët shumë shpejt do t'i gjejnë në burg.

Figurat që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën:

1. Helidon Bushati 2. Kasem Mahmutaj 3. Eralda Bano 4. Emilia Koliqi 5. Ferdinand Xhaferraj 6. ⁠Lefter Geshtenja 7. ⁠Zheni Gjergji 8. Sorina Koti 9.Oriela Nebiaj 10. Ilda Dhori 11. ⁠Dashnor Sula 12. Elisabeta Rredhi 13. Hysen Kadiu 14. Elena Qirici 15. Andi Mustafaj 16. Alesia Balliu

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme