Politika 13 March 2025, 11:28 Nga VNA

Nga protestat kundër Ramës, te kandidatë për Ramën/ Posti mbi parimet

Ndaje në Whatsapp
Nga protestat kundër Ramës, te kandidatë për Ramën/

Nëse menduat se politika shqiptare ka një vijë të qartë ideologjike, e keni gabim. Disa nga ish-kritikët më të ashpër të qeverisë socialiste tani po garojnë pikërisht nën siglën e saj, duke na kujtuar se parimet dhe idealet vlejnë më pak se një karrige e sigurt.

Alban Zeneli, dikur zë i fortë i PD-së në Kukës, tani është gati të kërkojë votën si kandidat i PS-së, duke na treguar se në politikë nuk ka rëndësi me kë je grindur dje, por kush të ofron një post sot.

Blendi Sulaj, pas 7 vitesh si nënkryetar i Partisë Republikane dhe më pas mbështetës i Bashës, tani është gati të luftojë për vota si kandidat i PS-së. Një rrugëtim politik që më shumë se besnikëri ndaj ideve, tregon besnikëri ndaj pushtetit.

Endrit Brahimllari, ish-sekretar i LSI-së dhe pjesëmarrës i zjarrtë në protestat kundër qeverisë, ka ndryshuar mendje (apo thjesht ekip) dhe tani kërkon votën nën logon e PS-së. Dikur thërriste “Rama ik”, tani është gati të thotë “Rama më voto”.

Halit Valteri? Një politikan i cili nuk e di as vetë ku bën pjesë. Nga PD, tek aleanca me LSI-në, tek mbështetja për çdo forcë që i jep një vend në listë. Sot, kandidate nën siglën e PS-së.

Zamira Sina e cila ka qenë një aktiviste e PD që spikati në çadrën në Bulevard në vitin 2017. Ajo gjithashtu ka kandiduar për Këshillin Kombëtar të PD në vitin 2018. Zamira Sina sot u prezantua nga drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi si kandidate për deputete në listën e hapur të Vlorës.

Këta janë disa nga emrat që kërkojnë votën tuaj më 11 maj. Jo për ide, jo për vizion, por thjesht për të siguruar një karrige. Për ata, s’ka rëndësi nëse dje ishin kundër PS-së dhe e quanin qeverinë të korruptuar, sot janë të gatshëm ta mbrojnë po atë qeveri me po aq zell. Në politikën shqiptare, vetëm një gjë është konstante: posti mbi parimet.

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme