Politika 12 March 2025, 20:27 Nga VNA

Demokratët e Divjakës letër Berishës: Procesi i primareve rezulton një farsë. Nuk jemi të përfaqësuar në listën e kandidatëve për deputetë  

Ndaje në Whatsapp
Demokratët e Divjakës letër Berishës: Procesi i primareve

Baza e Partisë Demokratike në Divjakë konteston listë e mbyllur të 5 kandidatëve për këtë qark dhe për këtë arsye i është drejtuar me një peticion kryetarit Sali Berisha dhe Kryesisë.

Mësohet se demokratët e zonës së Divjakës kanë shprehur pakënaqësinë pasi në listë nuk është përfshirë emri i kandidates Elisabeta Rredhi, që u vlerësua në primaret e këtij qarku me votën e 492 anëtarëve.

“Pas procesit të primareve që përcaktonte se pushteti politik për zgjedhjen e kandidaturave për deputet do ta kishte anëtarësia, deri tani sipas informacioneve rezulton një farsë dhe me përzgjedhje klanore.

Ne po ndjekim me shqetësim të thellë se pas 12 vjetësh opozitë dhe qendrës, sërish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokratëve nëpërmjet zgjedhjes së primareve, por po gjenden artificie për shmangien e tyre, duke na demotivuar për të punuar në funksion të fitores së PD.

Ne, si degë e PD Divjakë, nuk ndihemi të përfaqësuar, pasi fituesja e primareve e vendit të parë nga zonjat me 492 vota në Qarkun Fier dhe e treta në Republikë, me një mbështetje elektorale dhe kontribut të rëndësishëm, nuk përzgjidhet nga kryesia në listën e sigurtë, por i ofrohet vendi në listën e hapur. Zonja në fjalë ka kontribuar dy herë si kandidate në vitin 2017 dhe 2021.

Dega Divjakë ka marrë rezultate të rëndësishme në çdo palë zgjedhje dhe është një ndër degët më të mira të Qarkut Fier, mbështetëse në të gjitha aksionet opozitare në këto 12 vjet.

Lista e Qarkut Fier, sipas informacioneve paraprake, nuk është listë fituese dhe një listë që të sillte risi, emra të rinj dhe me reputacion, pasi Fieri është qarku më i majtë në Shqipëri, po i serviren elektoratit e njëjta fotografi kandidatesh”, shkruhet në letrën dërguar Berishës dhe Kryesisë.

 

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme