Politika 12 March 2025, 12:11 Nga VNA

Rama ironizon opozitën: “Kujtim Gjuzi është më simpatiku, por veç mustaqe ka”

Ndaje në Whatsapp
Rama ironizon opozitën: “Kujtim Gjuzi është më

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj opozitës gjatë Asamblesë Socialiste, ku ka komentuar edhe zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, Rama theksoi se shqiptarët nuk do të kenë më radhë për kontroll pasaportash dhe do të trajtohen njësoj si qytetarët e vendeve europiane. Ai ironizoi mbështetësit e opozitës, duke përmendur edhe Kujtim Gjuzin:

“Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë apo me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe,” – u shpreh Rama.

Kryeministri komentoi edhe ecurinë e Partisë Socialiste në Kavajë, duke kujtuar ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur në këtë qytet nën qeverisjen e PS-së:

“Në Kavajë bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, e ndryshuam qytetin sepse më parë nuk kishte asgjë përveç pluhurit dhe farave të kungullit. Kur erdha për herë të parë, nuk bënim dot takim sepse nuk na linin në kinema. Pensionistët nuk i linin të votonin”, tha ai.

Në vijim, Rama u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke bërë thirrje për angazhim maksimal dhe duke përdorur sërish shprehjen “Noc Rroku”. Ai u shpreh se PS duhet të japë një përgjigje të fortë për opozitën në këtë proces:

“Në 11 Maj, ne do t’u prezantojmë atyre një Noc Rroku madhështor. Duhet të më ndihmoni ta realizojmë këtë, që ata të thonë ‘Çfarë i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun’”, theksoi Rama.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme