Politika 11 March 2025, 18:59 Nga VNA

Tre kryebashkiakë të PS japin dorëheqjen, garojnë për deputetë në 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Tre kryebashkiakë të PS japin dorëheqjen, garojnë për

Tre kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë dhënë dorëheqje nga posti, pasi do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

I pari ishte kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, i cili ka dorëzuar kërkesën ditën e sotme, teksa nesër mblidhet Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.

Pas tij ka dhënë dorëheqjen edhe kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, Tërmet Peçi, i cili prej disa mandatesh në krye të institucionit lokal dhe pritet të jetë në listën e qarkut Gjirokastër.

Ervin Demo është kryebashkiaku i tretë që ka dhënë dorëheqjen për të për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare. Kujtojmë se Demo është edhe drejtues politik i PS në qarkun e Beratit dhe do të jetë në listën e mbyllur.

Një tjetër emër i përfolur për të kandiduar për deputete është edhe ai i kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema, por ende nuk ka një dorëheqje të saj.

Partia Socialiste do të futet ndryshe në garën e 11 majit, pasi në listën e mbyllur do të jenë drejtuesit politikë dhe emra të rinj. Ndërsa ata që kanë marrë qoftë edhe vetëm një mandat nën siglën PS, do duhet të jenë në listën e hapur për të mbledhur vota, ku disa prej tyre kanë shprehur dhe pakënaqësi.

Video

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme