Politika 11 March 2025, 15:26 Nga VNA

PS-PD vijojnë takimet për emrat e deputetëve, listat dorëzohen në limitet kohore

Ndaje në Whatsapp
PS-PD vijojnë takimet për emrat e deputetëve, listat

 

Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatët e PD kanë shkuar në selinë blu.

Ndërkohë që si, Partia Demokratike ashtu edhe Partia Socialiste nesër do të zhvillojnë takimet kryesore për vendosjen e kandidatëve në listat për deputetë.

Mësohet se nesër Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

Nga ana tjetër, po ditën e nesërme, Rama diskuton emrat që vijnë nga diaspora. Këtë do t'a bëjë me Këshillin e Diasporës, një organizëm brenda në PS udhëhequr nga Taulant Balla. Nesër pasdite, në orën 19:00 Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale e për t’ia çuar KQZ.

Nga të dyja forcat politike priten surpriza për emrat listat e kandidatëve për deputetë.

Deri nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme