Politika 11 March 2025, 10:13 Nga VNA

Lista e mbyllur e PD/Asnjë fitues i primareve, asnjë emër i ri. Ilir Meta i lë vendin Klevis Balliut

Ndaje në Whatsapp
Lista e mbyllur e PD/Asnjë fitues i primareve, asnjë emër i ri.
PD pritet të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Burime bëjnë të ditur se po bëhen ndryshimet e fundit, sidomos për pjesën e kuotave të mbyllura. Tirana, që është edhe zona më e nxehtë, duket se është mbyllur me emra që nuk përfaqësojnë asnjë të ri dhe nuk reflektojnë fitues të primareve. Pas kryesimit të Sali Berishës, në listë janë përfshirë emrat e Flamur Nokës dhe Edi Palokës, ndërsa nga gratë Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli. Të gjithë këta janë emra që kanë më shumë se dy dekada që qarkullojnë në korridoret e PD, por që nuk kanë sjellë ndonjë frymë apo sukses për demokratët. Për më tepër, zonja Topalli në zgjedhjet e kaluara kandidoi nën siglën e një partie tjetër në Shkodër. Surprizë ishte tërheqja e Ilir Metës nga lista e mbyllur, që me shumë gjasë është një lëvizje për t’i lënë vendin në një zonë të sigurt Klevis Balliut. Lista, aspak surprizë, ka lënë jashtë të rinjtë që kandiduan në primare, ndërsa nga ish-deputetët mbështetës të Lulzim Bashës nuk ka asnjë në pozita të sigurta. Mbetet për t’u parë si do të jenë listat e hapura dhe nëse të tjerë do të pranojnë të futen në një garë të pasigurt dhe me shumë vështirësi. VNA një ditë më parë publikojë 12 emra do të jenë në listën e sigurt të deputetëve për PD.

1.    Sali Berisha

2. Flamur Noga

3. Edi Paloka

4. Albana Vokshi

5. Besart Xhaferaj

6. Belind Këlliçi

7. Jozefina Topalli

8. Fatmir Mediu

9. Klevis Balliu

10. Erisa Xhixho

11. Mesila Doda

12. Tedi Blushi

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme