Politika 10 March 2025, 15:28 Nga VNA

Listat e deputetëve/ PD mbledh kryesinë brenda dy ditësh

Ndaje në Whatsapp
Listat e deputetëve/ PD mbledh kryesinë brenda dy ditësh

Brenda dy ditësh Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të vendosur listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Pas primareve dhe marrëveshjes me partitë në koalicion, kreu i kësaj force Sali Berisha tha se në listë përveç 8 vendeve të sigurta për aleatët, do ketë edhe emra nga diaspora. Sipas tij, lista është bërë nga anëtarësia por do ketë korrigjime të lehta. Sali Berisha: Listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, do të ketë modifikime. Gratë, të rinjtë dhe e them këtu, përfaqësime të komuniteteve që për një arsye apo tjetër nuk ka pozicionin e duhur, s’mund të mbeten pa përfaqësim. Do të jenë korrigjime fare të lehta, por listat e PD i ka bërë anëtarësia. Kryetarët e qarqeve do të jenë aty për të dhënë mendimin e tyre dhe Kryesia do të vendosë. Diaspora do të ketë emra në listë, por nëse do ti ketë në listën e sigurt apo jo nuk mund ta them, sepse lista e sigurt nuk është përfunduar. 8 vende janë për aleatët, sepse aleatët kanë në rekordin elektoral minimumi 26% të zgjedhësve. Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është data 12 mars 2025.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme