Politika 10 March 2025, 13:15 Nga VNA

Edi Rama “pastron” listat nga Xhafaj, Gjiknuri dhe Braçe. Cilët janë deputetët e PS që nuk do jenë në listën e mbyllur

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama “pastron” listat nga Xhafaj, Gjiknuri dhe Braçe.

Edi Rama paralajmëroi sot se asnjë nga deputetët meshkuj të PS-së që ka fituar një mandat nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur të PS-së. Përjashtim bëjnë drejtuesit politikë, ndërsa në këtë mënyrë kryeministri po rrezikon mandatin e “gardës së vjetër” të PS-së, duke nisur nga Erjon Braçe, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri Xhemal Qefalia apo të tjerë, të cilët në pjesën më të madhe të kohës kanë qenë të pazëshëm në parlament. Në zonën e rrezikut janë gjithashtu deputetët e rinj si Toni Gogu, Ilir Ndraxhi dhe Etjen Xhafaj. Ky i fundit, me deklaratën e disa ditëve më parë (jashtë orientimit të partisë), rrezikon më shumë se listën e hapur.

Forma që ka gjetur Edi Rama për të lënë jashtë parlamentit të vjetrit e PS-së u “zbukurua” sot edhe me deklaratën e tij se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me veten, nëse do të jetë në listë të hapur apo të mbyllur. Qartazi, kryeministri po heq qafe një pjesë të mirë të socialistëve me të cilët bashkëqeverisi këto vite, për të vendosur në lista emra të rinj dhe të panjohur. Një strategji për të “shplarë” namin dhe vulën e një grupi parlamentar që vitet e fundit ka prodhuar ministra dhe drejtues të lartë që kanë rënë në rrjetën e SPAK.

1. Anduel Tahiraj

2. Arben Pellumbi

3. Bardhyl Kollçaku

4. Baftjar Zeqaj

5. Bujar Çela

6. Erjon Braçe

7. Etjen Xhafaj

8. Fadil Nasufi

9. Fatmir Xhafaj

10. Florenc Spaho

11. Ilir Metaj

12. Ilir Ndraxhi

13. Ismet Beqiraj

14. Klevis Xhoxhi

15. Lavdrim Krrashi

16. Luan Duzha

17. Nasip Naço

18. Niko Kuri

19. Ornaldo Rakipi

20. Petro Koçi

21. Saimir Hasalla

22. Toni Gogu

23. Vullnet Sinaj

24. Xhemal Qefalia

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme