Politika 10 March 2025, 11:05 Nga VNA

Edi Rama: Deputetët meshkuj me mandat nuk do të jenë në listën e mbyllur

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama: Deputetët meshkuj me mandat nuk do të jenë në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka sqaruar se çdo deputet mashkull që ka pasur një mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.

“Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të finalizohet në Kryesi, por parimi është i qartë: asnjë deputet mashkull që ka marrë mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur,” deklaroi Rama.

Lidhur me drejtuesit politikë, Rama theksoi se ata nuk do të përfshihen në preferenca, me qëllim që të krijohet një ekip i bashkuar.

“Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca, pasi na duhet një ekip kompakt. Lista e hapur do të jetë një garë mes atyre që kanë eksperiencë në politikë,” shtoi ai.

Sa i përket përfshirjes së tij në lista, Rama la të hapur mundësinë që të mos kandidojë fare. “Vendimin për vete nuk e kam marrë ende. Mund të mos jem fare në listë,” tha ai.

Ndërkohë, të rinjtë dhe të rejat që do të hyjnë për herë të parë në politikë do të jenë në listën e mbyllur, duke e bërë partinë “më të re,” sipas Ramës.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme