Politika 9 March 2025, 16:15 Nga VNA

Parlamentaret e 11 majit/ Edi Rama takon drejtuesit e qarqeve, skuadra garuese plot me surpriza

Ndaje në Whatsapp
Parlamentaret e 11 majit/ Edi Rama takon drejtuesit e qarqeve, skuadra garuese

Kryeministri Edi Rama nisi mëngjesin e kësaj të diele takimet me drejtuesit politik në qarqe, për të dëgjuar propozimet e tyre për kandidatët për deputetë dhe për të formuar më pas edhe skuadrën që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Parimisht është rënë dakord që drejtuesit e qarqeve dhe drejtuesi i diasporës do të jenë në listë të mbyllur, ndërsa në listë të hapur do të jenë deputetët që kanë më shumë se dy mandate.

I pari që u ul në tryezë me Ramën në vilën qeveritare në zonën e ish-Bllokut ishte Blendi Klosi, drejtues politik i qarkut Dibër. Pavarësisht se nuk është ende zyrtare në këtë qark në listën e kandidatëve për deputet krahas Klosit do të jetë dhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ish-gardist.

Emiriana Sako, drejtuese politike e qarkut Durrës, ishte e dyta në radhë që bisedoi nga afër me kryeministrin për emrat që do të jenë në listë të mbyllur dhe ato në listë të hapur.

Gjatë paradites, Rama priti në takim Mirela Kumbaron, drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës; Ulsi Manjën drejtues politik i qarkut Lezhë; Benet Becin, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës; Bledi Çuçin, drejtues politik i qarkut të Vlorës si dhe Niko Peleshin, drejtues politik i qarkut të Korçës.

Ndërsa mbadite do të presë Eduard Shalsin, drejtues politik të qarkut të Kukësit; Belinda Ballukun, drejtuese politike e qarkut të Fierit; Arbjan Maznikun, drejtues politik i qarkut të Elbasanit; Ervin Demon, drejtues politik i qarkut të Beratit; Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut Tiranë.

Pavarësisht emrave që kanë qarkulluar deri më tani një gjë është e sigurt, që me gjasë në skuadren e Edi Ramës për parlamentaret e 11 majit do të ketë supriza. Kjo, pasi ai ka paralajmëruar një ditë më parë, se në listat e mbyllura do të ketë emra të rinj.

Në listë nuk do të mungojnë as ata që u bënë pjesë e platformës “Deputeti që Duam” apo kandidatë nga diaspora.

Lista përfundimtare do të miratohet më datë 12 mars.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme