Politika 8 March 2025, 14:25 Nga VNA

Rama: 11 Maji, votë kundër atyre që kërkojnë shkrirjen e SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp
Rama: 11 Maji, votë kundër atyre që kërkojnë shkrirjen

Në një aktivitet me gra dhe vajza nga i gjithë vendi, kryeministri Edi Rama konfirmoi mbështetjen për strukturat e drejtësisë, duke theksuar se data 11 maj do të shërbejë si votë kundër atyre që synojnë shkrirjen e SPAK-ut.

Në të njëjtën kohë, Rama dha një mesazh të qartë për zyrtarët e akuzuar për korrupsion:

“Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne do pastrojmë shtëpinë tonë dhe do ta bëjmë vendin që kushdo që ha të tjerët pas shpine të largohet e të shkojë aty ku e meriton.”

Ai nënvizoi se reforma në drejtësi është një arritje unike në rajon:

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nga 1912 që cilido i lidhur me pushtetin politik të shkojë përpara një prokurori dhe gjykate të pavarur. PS-ja realizoi një reformë që nuk e ka bërë asnjë vend tjetër në rajon. Kur morëm detyrën, ishim të fundit në trenin e anëtarësimit në BE. Tani jemi lokomotiva e gjithë rajonit.”

Kryeministri theksoi se shpatën e ndëshkimit, që më parë mbahej nga qeveria, tani e mban drejtësia:

“Kush ka hyrë në procese hetimore më parë, ka hyrë me urdhër nga lart. Sot ndodh sepse ne dorëzuam te drejtësia shpatën e ndëshkimit.”

Lidhur me deklaratat për shkrirjen e SPAK-ut, Rama ironizoi:

“Kjo nuk varet nga ndonjë buf kënete që thotë se do shkrijë SPAK-un apo ndonjë specie tjetër që përbetohet për të njëjtën gjë. Kur të jemi në BE, kjo nuk ndodh.”

Ai shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është thelbësor për të garantuar standardet e bashkëjetesës dhe përfitimet ekonomike:

“BE ka dy kategori: kontribuesit dhe përfituesit. Ne jemi përfitues, sepse kemi më shumë nevojë.”

Në fund, Rama i bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë krenare për progresin në luftën kundër korrupsionit, duke e mbyllur me një tjetër mesazh:

“Njësoj si ju që pastroni shtëpinë, edhe ne do ta pastrojmë vendin nga ata që nuk e meritojnë të jenë pjesë e tij.”

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme