Politika 7 March 2025, 14:05 Nga VNA

Berishës i ikën nga koalicioni Sazan Guri, i jep partinë Altin Goxhajt: Do jem kryetar i Këshillit të të Urtëve

Ndaje në Whatsapp
Berishës i ikën nga koalicioni Sazan Guri, i jep partinë Altin

Sazan Guri ka reaguar pasi emri i tij u shfaq në listën e koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha. Ai thotë se në fakt, partinë nuk e drejton më ai, por Altin Goxhaj.

Statusi

Ka disa ditë që qarkullon një foto e partive të Koalicionit të djathtë ku me vendosin me një foto bust verore dhe kuptohet e sajuar nga nje dorë sorrosiane, apo aktivisti, apo patronazhisti e stisur me qëllim dashakeqës, që vallahi më bën krenar që s'jam si këta antishqiptar dhe hajdut me çizme. Epo kur duan dhe këta antivlera të qesëndisin e të tolloviten me vlerat, mos ngelt mortje në këmbë....? Ja e vërteta e pjesëmarrjes në Koalicion: 1. Prej disa vitesh në mbledhjet e Partive të vogla kam kërkuar që ne themeluesit e partive të tilla t’ja u lëmë vendin dhe pozicionin të rinjve. 2. Dhe këtë bëra, mbajta fjalën, Partinë Aleanca Ekologjke Euriopiane – AEE ja u dorëzova qysh disa muajë më parë një grupi të rinjsh. Kujdes! Pa allishverish, sikundër bëhen në kësi rastesh, ku më pëlqeu kauza e tyre për mbrojtjen e vlerave të shqiptarisë, të Kombit, po aq edhe të familjes dhe traditës shqiptare, antivaks, kundër shpopullim-dëbimit, duke u pozicionuar në një spektër pothuajse i munguar për vendin, duke e quajtur këtë lëvizje “Aleanca Konservatore pë Shqipërinë – AKPSH”. 3. Vetë unë, duke qenë se kam deklaruar se nuk dua më të angazhohem direkt në këtë lloj politike shqiptare, kam zgjedhur pozicionin, sipas një statuti enkas të kësaj lëvizje (Partie), Kryetar i Këshillit të të Urtëve të përbërë me 12 njerëz të ditur e të urtë, po aq sa Komiteti drejtues i saj, me të drejtë vote. Në kushtet kur kjo AKPSH 1. Nuk arriti të mbledh numërin e kërkuar për regjistrim të pavarur, 2. Regjistrohet në momentet e fundit për shkak të pengesave pa fund, 3. Nuk ka ende Vendimin përfundimtar të Gjykatës, 4. Ka program antisorrosian, pro familjes, pro traditës dhe konservatorizmit, pro pronës, antivaks, kundër shpopullim - dëbimit, etj. Vendosi: 1. Të jetë pjesë e Koalicionit të djathtë, fillimisht me emrin AKE, pra me emrin Sazan Guri për aq ditë sa të dalë Vendimi i Gjykatës, me emrin e Kryetarit, Altin Goxhaj i AKPSH.  

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme