Politika 6 March 2025, 20:57 Nga VNA

"Hallall përqeshjet" Rama: Marrëveshja për pensionet me Italinë, falenderim për Melonin, tani sytë nga Greqia

Ndaje në Whatsapp
"Hallall përqeshjet" Rama: Marrëveshja për pensionet me

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar marrëveshjen për pensionet me Italinë si një nga dy marrëveshjet më të vështira për t’u arritur. Në një reagim në Facebook, ai falënderoi kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se pa mbështetjen e saj, kjo marrëveshje nuk do të ishte finalizuar.

“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet, jo ishte lojë, jo ishte tallje, jo e paç haram etj…. rëndësi ka që tanimë mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen njësoj si për italianët, pa asnjë dallim,” u shpreh Rama.

Ai u shpreh se tashmë fokusi është tek Greqia, ku synohet një marrëveshje e ngjashme për pensionet e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje, si dhe heqja e ligjit të luftës mes dy vendeve.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme