Politika 6 March 2025, 09:55 Nga VNA

Sondazhi i Barometrit/ Demokratët nuk mendojnë si Berisha, rrisin besimin ndaj SPAK. Rama “dëgjon” socialistët

Ndaje në Whatsapp

Ndërsa Sali Berisha vijon me deklaratat për shkrirje të SPAK, mesa duket demokratët dhe shqiptarët nuk janë dakord me sulmet e tij. Këtë tregon edhe sondazhi i fundit i Barometrit pasi votuesit demokratë, në janar 2025, ishin 43,8% e tyre me vlerësim pozitiv për SPAK, sot në matjet e fundit janë 71,8% e tyre.

Përqindja e lartë e besimit në muajt e fundit, janë një tregues se sulmet e kryetarit të PD ndaj Prokurorisë së Posaçme nuk përfaqësojnë interesin e demokratëve. Edhe kur justifikon shkrirjen e SPAK duke thënë se shqiptarët nuk duan një prokurori politike, Berisha mesa duket bazohet tek problemet e tij me drejtësinë, pasi sondazhi tregon qartë se besimi i qytetarëve tek Prokuroria e Posaçme është rritur në 70.7%.

Ndryshe nga lideri i PD, kryeministri Edi Rama fushatën po e zhvillon duke u bazuar në sondazhe pavarësisht se goditjet më të shumta të SPAK janë në oborrin e qeverisë së tij. Ose të paktën këtë përshtypje të jep nga mënyra se si ndryshoi deklaratat ndaj SPAK. Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që shihej si numri dy në PS, Rama u shfaq si asnjëherë më parë duke komentuar hetimet e SPAK dhe vendimet e GJKKO, duke sulmuar disa nga prokurorët apo gjykatësit. Herë herë lëshonte edhe mesazhe kur thoshte se Shqipëria nuk do të kthehet në “Republikë Prokurorësh”.

Me gjasë sondazhet e brendshme i thonin tjetër gjë kur bëhej fjalë për drejtësinë e re, dhe për të mos humbur elektoratin që i kërkon votën për mandatin e katërt, Rama u detyrua të ndryshonte narrativën duke u rikthyer tek deklaratat se PS është e vetmja mbështetje e SPAK.

Kjo shihet edhe tek sondazhi i Barometrit i cili thotë se votuesit socialistë në janar të vitit 2025, para arrestimit të Erion Veliajt, ishin 82.5% e tyre me vlerësim pozitiv për punën e SPAK, ndërkohë në matjet e fundit 15-25 shkurt 2025 janë 74,9% e tyre. Edhe pse pak në rënie, dy javë pas arrestimit të Veliajt, sërish pjesa dërrmuese e socialistëve kanë mendim pozitiv për SPAK.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme