Politika 5 March 2025, 16:33 Nga VNA

Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, PD kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Detyroni kuvendin ta marrë në shqyrtim

Ndaje në Whatsapp
Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, PD kërkesë Gjykatës

Partia Demokratike ka dërguar këtë të mërkurë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj.

Në kërkesën e shkruar nga deputetët e PD-së kërkohet që Gjykata të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë për shqyrtim.

Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme