Politika 4 March 2025, 15:27 Nga VNA

Berisha justifikon koalicionin me partitë e papërfillshme/ Të gjitha bashkë kanë 1/3 e elektoratit

Ndaje në Whatsapp
Berisha justifikon koalicionin me partitë e papërfillshme/ Të

Një ditë pasi firmosi marrëveshjen me aleatët për zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka justifikuar pjesëmarrjen e partive pa asnjë peshë elektorale në koalicionin e drejtuar prej tij, duke thënë se ato mund të jenë të vogla, por përfaqësojnë një të tretën e elektoratit në vend.

Në radhën e partive që Berisha ka zgjedhur për koalicion janë edhe partia e Kujtim Gjuzit dhe ajo e Sazan Gurit. Koalicioni me emrin Ta Bëjmë Shqipërinë të Madhërishme është, sipas kryetarit demokrat, më i madhi ndonjëherë në historinë e PD.

Sikundër, përcaktimet statutore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura, si dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së. “Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë,” – tha Berisha në një mesazh drejtuar qytetarëve nga selia e PD.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme