Politika 3 March 2025, 21:29 Nga VNA

Ditmir Bushati shpërthen ndaj institucioneve shqiptare: Harresa ndaj Luigj Gurakuqit është harresë ndaj historisë

Ndaje në Whatsapp
Ditmir Bushati shpërthen ndaj institucioneve shqiptare: Harresa ndaj Luigj

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka shpërthyer në kritika ndaj institucioneve shqiptare, për neglizhencën që i kanë bërë dhe mungesën e aktiviteteve për të përkujtuar figurën kombëtare Luigj Gurakuqi 100 vjet pas vrasjes së tij.

Në një reagim të gjatë në facebook, Bushati shprehet se për Luigj Gurakuqin u kujtua vetëm Bashki dhe Universiteti i Barit në Itali duke organizuar një ceremoni, ndërsa në Shqipëri është kaluar pa u vënë re përvjetori i tij.

Ai më tej me ironi thotë se “parafytyroni një vit mbarëkombëtar 2025 në fushën e dijes që do të mbante emrin e tij. Parafytyroni me këtë rast një sinkronizim të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për dijen dhe arsimin kudo ku mësohet në shqip. Sikur në këtë 100 vjetor të ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, Ministria e Arsimit dhe Sportit të ndërmerrte nisma dhe aktivitete edukative e shkencore në disiplina të ndryshme. Parafytyroni sikur Bashkia Shkodër, e cila është me fat për shkak të numrit të madh të personaliteteve kombëtare, përgjatë vitit të organizonte takime e debate me pjesëmarrjen e historianëve e studiuesve të ndryshëm, ku nxënësve të shkollave të mesme do t’u jepej mundësia për t’u njohur më nga afër me jetën dhe veprën e Luigj Gurakuqi. Parafytyroni sikur strukturat qendrore dhe vendore, duke u nisur nga eksperienca e hidhur me Shtëpinë Muze të Luigj Gurakuqit, të ndërmarrin një program shpëtimi e rijetësimi të të gjitha shtëpive me vlerë historike në Shkodër, duke i kthyer ato në pika takimi me historinë”.

Bushati vë në dukje edhe mosangazhimin e Universitetit të Shkodrës që mban emrin e Luigj Gurakuqit, i cili nuk ka shpalosur asnjë dokument strategjik në frymë kritike aktivitetin e deritanishëm se ku synon të jetë mes universiteteve shqiptare dhe atyre europiane. Sipas tij, “historia nuk është thjesht mësimi i së kaluarës, por çelësi i përballimit të sfidave të së tashmes. Ndaj, na duhet një politikë kombëtare që i trajton me kujdes të posaçëm korifejtë e kombit, duke trashëguar eksperiencën më të vyer tek brezi i ri, i cili duhet të kultivojë dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut”.

Kritikat e ish-deputetit të PS janë plotësisht të drejta, ndërsa duhet theksuar se që kur është përjashtuar nga kjo forcë politike, është hera e parë që shpërthen në këtë mënyrë ndaj qeverisë. Kujtojmë se Ditmir Bushati ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë Rama 1. Për shkak të qëndrimeve kundër çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës apo edhe për krizën politike në atë kohë, ai u përjashtua nga çdo funksion i qeverisë dhe PS.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme