Politika 3 March 2025, 12:35 Nga VNA

Rama përplaset me gazetarin në Berlin: “Jemi të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni”

Ndaje në Whatsapp
Rama përplaset me gazetarin në Berlin: “Jemi të pritur

Kryeministri Edi Rama, ka pasur një përplasje verbale me një gazetar gjatë një intervistë në Berlin. Kur gazetari e pyeti për linjat tokësore, Rama i përgjigj me ironi: “Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.”

Përgjigjja e Ramës ka shkaktuar tensione, ndërsa më pas ai u shpreh për gjuhën e gazetarit, duke thënë se “anglishtja e tij është e tmerrshme” dhe se ai nuk e kupton mirë, por megjithatë e konsideron si një gjuhë me “muzikalitet”. Rama vazhdoi duke theksuar se Shqipëria është një vend i vogël, por me pasuri natyrore dhe diversitet të jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë si një destinacion tërheqës për turizmin aventurier dhe natyrën.

"Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër... Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët" tha Rama

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme