Politika 2 March 2025, 21:47 Nga VNA

Myslim Murrizi kërkon përsëritjen e primareve në Paskuqan e Vorë, procesi nuk është transparent

Ndaje në Whatsapp
Myslim Murrizi kërkon përsëritjen e primareve në Paskuqan e

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka shfaqur pakënaqësi ndaj primareve në PD.

Ai shkruan se çdo kandidat e di sa vota ka marrë, ndaj dhe kjo vonesë e mosshpalljes së rezultatit shton dyshimet për procesin.

Murrizi kërkon përsëritje zgjedhjesh në Paskuqan dhe Vorë.

Reagimi i plotë

Te nderuar drejtues te PD dhe te komisionit zgjedhor te primareve te Qarkut Tirane

Nuk besoj qe ka ndonje nga 82 kandidatet qe nuk e di se sa vota ka mare

UNE KAM MAR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORES DHE E PASKUQANIT

Prandaj boll e mbllaçitet si karamele ne goje shpalljen e rezultatit te Qarkut Tiran se çdo vones shton dyshimet per proçes jo te rregullt

Per 2 Deget Vore dhe Paskuqan duhet ti kishit hapur kutite ne prezence te numeruesve dhe vezhguesve e jo te dergoni minj administrate qe kane 25 vjet qe lepijne kepucet e kujdo padrinoje ne seli te PD e te derdellisni per parregullsi

Merni vendim qe ne Vore dhe Paskuqan te perseriten zgjedhjet te shtunen tjeter e mos i ofendoni Demokratet e ketyre dy Bashkive se nuk jua kan borxh

KJO ESHTE “ STERVITJE”

NDESHJA ESHTE ME 11 MAJ

Ndaj mos u “ lodhni” shume ne “ stervitje” se nuk do kemi takat per ndeshjen

RESPEKTE E MIRENJOHJE PER 400 DEMOKRATET QE ME VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NE BETEJEN ME RREGJIMIN

 

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme