Politika 1 March 2025, 17:51 Nga VNA

Berisha takim me emigrantët: Në qeverinë time Bitcoin do të përdoret lirisht

Ndaje në Whatsapp
Berisha takim me emigrantët: Në qeverinë time Bitcoin do të

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim virtual me mbështetës të PD-së në diasporë, ku ka ripërsëritur premtimin se në qeverinë e tij Bitcoin apo monedhat virtuale do të jenë të përdorura lirisht.

“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain-in dhe, natyrisht, formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente. Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze,” tha Berisha, duke shtuar se ka “klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin-it.”

Kryetari i PD-së nuk përcaktoi se cilat janë këto klane mafioze, por sipas tij, kur ai të vijë në pushtet, “Bitcoin do të jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, një autoritet që do të ngrihet për këtë qëllim.”

Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD-së ngre çështjen e përdorimit të kriptomonedhave, një aktivitet ende pak i njohur në Shqipëri, ku një pjesë e madhe e transaksioneve financiare kryhen ende me para në dorë.

Sali Berisha foli sot me emigrantë shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, duke u kërkuar atyre të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme