Politika 1 March 2025, 14:13 Nga VNA

SPAK e akuzon se takoi dy agjentë të huaj, reagon Veliaj: Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti punuan falas për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
SPAK e akuzon se takoi dy agjentë të huaj, reagon Veliaj: Jesus

Nga dita në ditë zbardhje detaje të reja nga dosje hetimore e SPAK ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliaj. E megjithatë nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj reagon duke deklaruar se akuzat ndaj tij po shtohen nga Olsi Violina sepse si ka punuar për Tiranën. Madje, në lidhje me dy akuzat e fundit, ardhur pas gjurmimit të telefonit të tij se ka takuar dy agjentë të huaj, Veliaj thotë se, takoi dy super star arkitektë, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, që punuan projekte falas për Tiranën. Gjurmimi Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.

Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje - por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.

Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës. Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” - një tjetër sukses - i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare - Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.

Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti - një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësa olimpikë dhe skiatore kampione.

Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.

Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj!

Video

Protesta e 74 Përfundon tubimi para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës.

Mbrëmjen e sotme, Britania e Madhe përjetoi eklipsin diellor më të rëndësishëm në 27 vitet e fundit, ku Hëna mbuloi 90% deri në 96% të Diellit, sidomos në zonat perëndimore si Devon, Cornwall dhe Pembrokeshire. Ky ishte eklipsi më i theksuar i dukshëm nga Ishujt Britanikë që prej eklipsit total të vitit 1999. Fenomeni nisi rreth orës 18:08 në Edinburg dhe mblodhi mijëra qytetarë në parqe, plazhe e tarraca për të ndjekur së bashku këtë spektakël të rrallë qiellor.

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme