Politika 28 February 2025, 13:25 Nga VNA

Akuzat e Berishës ndaj Ëngjëll Agaçit, reagon Rama: “Këneta në histeri, 11 maji dita çliruese”

Ndaje në Whatsapp
Akuzat e Berishës ndaj Ëngjëll Agaçit, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin. Përmes një reagimi në rubrikën e tij të zakonshme “Ç’kemi ndonjë të re”, Rama e cilësoi situatën si një “mobilizim të kënetës politike dhe mediatike”, duke e lidhur me përballjen e opozitës me drejtësinë.

“Këneta është përballë një thatësie të madhe dhe kjo është e qartë. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatike e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Llumi helmues i kënetës do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit,” shkruan Rama.

Sipas tij, Berisha dhe mbështetësit e tij po përpiqen të dëmtojnë figurën e Agaçit përmes “akuzave, shpifjeve dhe sajesave”. Ai denoncoi gjithashtu “pengmarrjen” e familjes së Agaçit nga opozita.

“Prej ditësh, këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullueshme, familjen dhe miqtë e tij me fermanin e bufit,” shkruan Rama, duke theksuar se sulmet ndaj sekretarit të tij janë të pabaza.

Ai vlerësoi Agaçin si një profesionist të nderuar, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri, duke nënvizuar se opozita po përpiqet të përhapë panik dhe dezinformim përmes mediave.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme