Politika 28 February 2025, 11:06 Nga VNA

Korrupsion në sistemin shëndetësor/ Rama: Dy spitale ultramoderne

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion në sistemin shëndetësor/ Rama: Dy spitale ultramoderne

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, ku ka replikuar me një komentues që ngrinte shqetësimin për korrupsionin në sistemin shëndetësor.

Rama theksoi se që nga marrja e detyrës nga PS, janë ndërtuar 53 spitale të reja, duke përfshirë 10 që nuk ekzistonin më parë dhe 43 të rindërtuara nga e para.

“Sot kemi 400 qendra shëndetësore të ndërtuara nga e para, që iu shërbejnë 1.6 milionë qytetarëve. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140% më shumë se më parë, infermierët me 112% rritje page. Paguajmë 120 milionë euro për rimbursimin e barnave”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu njoftoi ndërtimin e dy spitaleve ultra modernë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. “Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara”, deklaroi Rama.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme