Politika 27 February 2025, 20:07 Nga VNA

Takimi i Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, KQZ: Ishte i paligjshëm

Ndaje në Whatsapp
Takimi i Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës,

Komisioni i Kërkesave pranë Komisionit Qendror Zgjedhor ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me aktivitetin që u zhvillua më 20 shkurt në sheshin "Skëndërbej", pas kërkesës nga Bashkia e Tiranës për të mbledhur të gjithë punonjësit e saj në prani të kryeministrit Edi Rama.

KQZ e ka mbështetur Qëndresën Qytetare, duke rrëzuar kërkesën e Bashkisë Tiranë dhe Edi Ramës. Komisioni e arsyetoi këtë vendim duke theksuar se grumbullimi i 20 shkurtit ishte i ndryshëm nga ai që ishte kërkuar nga institucionet.

Fillimisht, Bashkia Tiranë kishte kërkuar leje nga KQZ për zhvillimin e një aktiviteti për promovimin e turizmit, ku do të ishin të pranishëm edhe ambasadorët. Megjithatë, gjatë zhvillimit të aktivitetit, u vërejt se tematika që u trajtua nuk kishte të bënte fare me turizmin.

Ky aktivitet u denoncua nga Qëndresa Qytetare për shkelje të rregullave pranë KQZ. Pas një seance përballuese me përfaqësues të Kryeministrisë dhe anëtarët e Komisionit të Ankesave, u vërtetua se në të vërtetë ishin zhvilluar dy aktivitete të ndryshme, një i lajmëruar nga Bashkia dhe Kryeministria dhe një tjetër, i dokumentuar në media, që nuk kishte të bënte me turizmin.

Pas shqyrtimit, KQZ kërkoi që të mbetej në fuqi miratimi i aktivitetit të lajmëruar, ndërsa Qëndresa Qytetare kërkoi anulimin e tij. Pas një shqyrtimi të mëtejshëm, Komisioni i Ankesave vendosi të rrëzojë aktivitetin e 20 shkurtit, të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme