Politika 27 February 2025, 12:27 Nga VNA

Rama sulmon opozitën: “Zhabat janë plakur, bufi po jep shpirt, por nuk heq dorë”

Ndaje në Whatsapp
Rama sulmon opozitën: “Zhabat janë plakur, bufi po jep shpirt,

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën duke e krahasuar me “zhaba, bretkosa dhe zhapikë”. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha se është “bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se situata në vend ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2013, duke përmendur furnizimin me energji elektrike dhe projektet e rindërtimit. Ai u ndal veçanërisht tek lagjja e re në zonën e “5 Majit”, duke thënë se shumë banorë nuk e kishin imagjinuar se një ditë do të kishin apartamente me vlerë mbi 1500 euro për metër katror.

“Këneta investoi të gjitha zhabat e tij, i futën njerëzit në shtëpi dhe i çmendën me protesta për ca banesa që ishin si kandahar dhe nuk kishin lidhje me Europën,” tha Rama, duke sulmuar protestat kundër projekteve të qeverisë.

Në fund, ai theksoi se Shqipëria ka përmirësuar reputacionin e saj ndërkombëtar dhe se rruga drejt Bashkimit Europian do të sjellë edhe më shumë përfitime.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme