Politika 26 February 2025, 19:45 Nga VNA

Korrupsioni kryefjalë gjatë qeverisjes së tij/ Rama shqetësohet për taksapaguesit: Arrestimet pa gjyq janë barrë për qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Korrupsioni kryefjalë gjatë qeverisjes së tij/ Rama

Diskutimi për drejtësinë është kthyer në targetin e çdo takim të kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes të paradites me grupin parlamentar të PS ku mbajti fjalim të gjatë “programatik” për SPAK-un, ai foli edhe në takimin e pasdites me asambletë socialiste të Tiranës.

Edhe pse korrupsioni ka qenë kryefjalë gjatë qeverisjes së tij, Rama e sheh si barë për taksapaguesit shqiptarë arrestimet siç i quan ai pa gjyq.

“Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Këto arrestime të paligjshme nesër i paguan taksapaguesi shqiptar si formë dëmshpërblimi. Përse duhen këto arrestime pa gjyq?” – deklaroi ai.

Por edhe pse ka shtuar dozën e kritikave ndaj SPAK dhe GJKKO, Rama sërish thotë se PS është e vetmja garanci për drejtësinë e re. Ndërsa kësaj here vuri në dukje se edhe ambasada e SHBA nuk bën më deklarata për reformën në drejtësi.

“Për herë të parë që nga viti 1991 nuk ka më deklarata nga ambasada e SHBA për reformën në drejtësi. Kush e mban tani SPAK-un dhe GJKKO-në larg duarve të bufit? E dëgjuat që tha do e shkrijë SPAK-un? Noc rrokun në 11 maj,” u shpreh Rama.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme