Politika 28 February 2025, 09:32 Nga VNA

Floriana Garo: Ne jemi konservatorë, kjo e dashnoreve të deputetëve të PD është thashethem!

Ndaje në Whatsapp
Floriana Garo: Ne jemi konservatorë, kjo e dashnoreve të

Floriana Garo, e cila kandidon në primaret e PD, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për vlerat konservatore. Ajo tha se bota u "çmend" me LGBT, por PD-ja është forcë konservatore dhe tradicionale.

"Konservatorizmi është të qenit tradicional. Besojmë te familja, besojme te vlerat, kombi. Mendoj se kjo çmendje e botës me idenë e prindit 1 dhe 2, e promovimit të transeksualizmit, LGBTQ, kishte marrë bota drejtim që nuk përkonte me atë që kemi jetuar, duke promovuar një pakicë, duke iu imponuar shumicës. Ka patur një nevojë për rikthimn te vlerat e djathta. Kjo kishte hyrë edhe në Shqipëri me prindi 1 dhe 2, surrogacia, gjëra që nuk i pranojmë. Kjo do të na bëjë mirë, rikthimi te vlerat e djathta", tha Garo.

E pyetur lidhur me akuzat e përfaqësueses së LGBT, Xheni Karaj, se ka deputetë të PD që mbajnë dashnore, por promovojnë vlera konservatore, duke u shfaqur kështu hipokritë, Garo tha se ky është një thashethem, pra burrat e PD-së në asnjë mënyrë nuk mbajnë dashnore.

Biseda:

Ylli Rakipi: Më shkruajnë tani, një nga këta të PD, që një përfaqësuese e LGBT, Xheni Karaj e ka pyetur Florianën për dashnoret e deputetëve të PD-së dhe a janë këto sjellje konservatore? Ke përgjigje ti?

Myslim Murrizi: Aaaa Xheni, kemi qenë në një panel me të, e kam pyetur diçka por nuk thoshte dot…

Ylli Rakipi: Jo jo nuk pyet Xheni, më shkruan dikush për këtë që i ka thënë Xheni, Florianës, publikisht. Nuk ke pse nxehesh Floriana.

Floriana Garo: Nuk merrem me thashetheme fare.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme