Politika 28 February 2025, 13:20 Nga VNA

Gaz Bardhi kundër Berishës: Vlerësoj maksimalisht prokurorët e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi kundër Berishës: Vlerësoj maksimalisht prokurorët

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD ka përshëndetur sot punën e prokurorëve të SPAK, duke u kërkuar atyre të hetojnë Belinda Ballukun. Në një konferencë të paralajmëruar, Gazment Bardhi ka renditur akuza lidhur me sektorin e energjetikës, të cilat nuk janë as të reja dhe as të padëgjuara më parë.

Ndryshimi qëndron në faktin që zoti Bardhi ka dorëzuar këtë herë një dosje që e ka matur me kilogramë dhe që shpreson të merret në konsideratë nga prokurorët e posaçëm.

Akuzat e zotit Bardhi ndaj numrit dy të qeverisë vijnë në një kohë kur të dy përballen politikisht në qarkun e Fierit. Beteja për 11 majin duket se ka vënë në lëvizje edhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, i cili me gjasë po e sheh këtë sulm si një formë për të fituar terren në një kohë kur Fieri nuk ka qenë asnjëherë një pikë e fortë për demokratët.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme