Politika 28 February 2025, 13:17 Nga VNA

SPAK zbardh skemën si përfitonin biznesmenët lejet e ndërtimit. Veliaj reagon nga qelia

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbardh skemën si përfitonin biznesmenët lejet e

Nga paraburgimi i Durrësit, Erion Veliaj vijon të reagojë për favoret që iu ka bërë biznesmeneve për të përfituar leje ndërtimi. Prej ditësh mediat kanë filluar të zbardhin pjesë të dosjes hetimore të SPAK, ku evidentojnë se si Veliaj dyshohet se ka përfituar shtëpi tek Kodra e Diellit, udhëtime në Holandë në këmbim të lejeve të ndërtimit. Por këto Veliaj i quan "sajesa më e madhe që nga 1991". "Eshtë ora 06:30 e mëngjesit dhe nuk jam zgjuar, si gjithmonë, për të ndjekur herët punët e Tiranës, por për kontrollin e mëngjesit nga gardianët e sjellshëm"-shkruan Veliaj. Për këtë shprehet i shqetësuar se po hidhet baltë ndaj biznesmenëve, ndaj e ndjen detyrim të "lajë" fytyrën e tyre me të vërtetat e tij. "Sqarova se banoj tek apartamenti ynë te Kodra e Diellit PËRPARA se të bëhesha ministër e kryebashkiak; provova se Fusha ka punuar në Tiranë për pastrimin e Sheshin me të paktën 3 kryetarë bashkie dhe NUK E KRIJOVA unë; vërtetova se Palushin as e kam njohur, as nuk e kam takuar, meqë paska marrë online një leje shtëpie në katund; dhe tani po sqaroj edhe sajesën e fundit, se më paska çuar në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, zhvilluesi Fatmir Bektashi. Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara. Vetëm një prokuror budalla mendoj se mund të korruptohem me një ndërtim. "Po, me OMA dhe me dhjetëra studio të tjera kam vazhduar një traditë të konsoliduar që nga Edi Rama në Bashkinë e Tiranës, që edhe projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, të jenë estetike dhe me shije. "Projekti i fundit për Bllokun Pedonal, është fryt i këtyre bisedave me arkitektët e Walk 21"- përfundon Veliaj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme