Politika 28 February 2025, 16:56 Nga VNA

Erdhën të takojnë Veliajn në burg, ish senatorët italianë, biznese në Shqipëri, administrator Erion Pustina

Ndaje në Whatsapp

Ditën e djeshme Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, të prezantuar si dy senatorë italianë, kanë shkuar tek paraburgimi i Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Grassini dhe Berardi, deklaruan se kishin shkuar në Durrës në mbështetje të kryebashkiakut por nuk ishin lejuar që të takojnë. Ish senatorët Por çfarë i lidh Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardin me Erion Veliaj? Nga disa verifikime të bëra nga VNA, rezulton se  Roberto Berardi, ish-senator i Forza Italia dhe zyrtar lokal në Orbetello (Grosseto), është nën hetim i akuzuar për përvetësim. Hetim i cili është i koordinuar nga zëvendësprokurori Salvatore Ferraro dhe i është besuar Guardia di Finanza, pas disa raporteve të brendshme nga administrata bashkiake. Një ish senator italian, i cili për vete përballet me akuza penale në Itali, vjen në mbështetje të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ky i fundit  në qeli i akuzuar deri më tani nga SPAK për 4 akuza. Vijojmë... Lorenzo Grassini, aktualisht koordinator i Forza Italia, ka qenë më herët kandidat për eurodeputet. Sipas disa verifikimeve të VNA, Grassini rezulton se ka dy biznese në Shqipëri. Sipas të dhëneva të QKB -së, administrator i autorizuar prej tij është Erion Pustina. Sipas të dhënave të QKB, janë dy biznese, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k):

ALTEKA TechWear Sh.p.k Regjistruar më 28/02/2022 Kapitali: 100,000 lekë Pronari i vetëm: Graziano Cremonini Aktiviteti: Prodhim dhe tregtim të veshjeve të punës, aksesorëve, artikujve të lëkurës, produkteve tekstile dhe sportive.

Smart Consulting Sh.p.k Themeluar nga Arta Gurabardhi dhe Erion Pustina Data e themelimit: 2022 Regjistruar sipas Ligjit 9901 dhe Ligjit 9723 për regjistrimin e tregtarëve dhe shoqërive tregtare.

Administratori dhe bashkëthemeluesi i njërit prej bizneseve të Grassinos, që erdhi të takonte Veliajn, nga hetimet e fundit nga SPAK, janë përmendur lidhje të mundshme të Ajola Xoxës me kompani të tjera, si "Rametal" sh.p.k., përmes ofrimit të shërbimeve ligjore.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme