Politika 1 March 2025, 02:05 Nga VNA

Primaret e PD, gara për 19 vende të sigurta, pjesa tjetër listë e hapur

Ndaje në Whatsapp
Primaret e PD, gara për 19 vende të sigurta, pjesa tjetër

Sot zhvillohen zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Votimi Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët sipas qarqeve. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. Në fletën e votimit gjenden  të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët e PD në të gjithë qarkun, dhe anëtari/ anëtarja ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanl miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025. Kandidatët Në këtë garë janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%). Mandatet Dje u mësua se Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjet me aleatët për vendet në listat e PD. Kështu, mësohet se 4 mandate i jepen Partisë së Lirisë. Nga 1 mandat i jepet Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules. Ndërsa po ashtu, 1 mandat i është ofruar edhe Shpëtim Idrizit të PDIU. Teksa aleatët janë në lista të sigurta, sot testohen para anëtarësisë kandidatët demokratë. Praktikisht sot në primare  kandidatët  demokratë do të luftojnë për vetëm 19 mandate të sigurta, kurse të tjerët do të mbeten në listë të hapur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme