Politika 28 Shkurt 2025, 19:31 Nga VNA

Demokratët në Primare, aleatët në listën e sigurt/ Berisha rehabiliton 7 deputetë nga partitë e tjera opozitare

Ndaje në Whatsapp
Demokratët në Primare, aleatët në listën e sigurt/

Pak ditë na ndajnë nga përfundimi i afatit për resgjistrimin e koalicioneve dhe presioni i kohës është tek kreu i PD, Sali Berisha, i cili në tavolinë ka kërkesëat e aleatëve për të rehabilituar edhe aleatët në listën e sigurtë.

Të parit që i ka zgjidhur hallin, është Ilir Meta, i cili ndyshe nga zgjedhjet e vitit 2021, kësaj here do të jenë në një listë të përbashkët me PD. E mesa duket, kryedemokrati i ka përmbushur kushtin Partisë së Lirisë, duke i dhënë tre vende në listën e sigurt. Vetë Ilir Meta edhe pse është në burg, do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë.

Vende të sigurta në listë kanë fituar edhe Vangjel Dule për veten e tij, në listën e Vlorës, Fatmir Mediu pritet të jetë sërish deputet nga lista e sigurt e PD-së në Tiranë dhe Agron Duka një vend në listën e sigurt në Durrës.

Një tjetër aleat që është në diskutim me PD, është edhe Shpëtim Idrizi i PDIU, i cili akoma është në negociata pasi kërkon dy vende të sigurta, ndërsa Berisha i ofron vetëm një.

Mbyllja e një pjesë të listave, i ka dhënë mundësi Berishës që të bëjë pazare si me demokratët në PD por edhe me partitë e tjera opozitare që të caktojnë një pjesë të deputetëve në parlamentin e ardhshëm, ende pa u bërë zgjedhjet. Ky është edhe një shërbim në kurriz të demokratëve që kanë bërë beteja për PD dhe rikthimin e Berishës në krye të saj, të cilët me shpresë për ndonjë vend të sigurt në listë janë futur në Primare. Por nga ana tjetër do të duhet të pranojnë që për hirë të aleatëve të kryetarit, humbasin disa vende të sigurta në listën e partisë së tyrë. Për më tepër, lëshojnë vende për disa kryetar partish që në zgjedhjet e 2021-it treguan se me votat personale nuk arrinin të merrnin as mandatin e tyre.

Por kjo ishte pjesa e dytë e atyre që përfituan nga dashamirësia e Berishës. Kujtojmë se pjesa e parë që siguroi vend në listën e sigurt të PD, ishte grupi i Gazment Bardhit. Ky i fundit, nga frika se demokratët do të hakmerreshin me votë duke u rrezikuar mandatin e deputetit, detyruan Berishën të nxirrte rregullore tjetër duke përjashtuar drejtuesit politikë nga gara e primareve dhe duke i future autmatikisht në listën e sigurt. Kështu, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Flamur Hoxha dhe Xhelal Mziu i shpëtuan verdiktit të anëtarësisë, por mbetet për t’u parë se si do veprohet me pjesën tjetër që bën pjesë në “grupin e Bardhit”, ku emra me peshë në PD janë degdisur të futen në primare.

Këto të fundit priten me kurozitet të madh, pasi duke parë edhe përplasjet brenda PD, me gjasë do të ketë shumë të zhgënjyer. Kjo pasi në emër të një karrigeje deputeti, disa i dolën në ballë Foltores së Berishës, ndërsa disa të tjerë gëlltitën fjalët që kishin lëshuar në betejën kundër rikthimit të tij, suke u kthyer sërish në prehrin e lidërit historik të demokratëve.

 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme