Politika 28 February 2025, 23:57 Nga VNA

Berisha ndryshon mendje: Nuk do ta shkrij SPAK-un, por do ta vë në kontroll institucional

Ndaje në Whatsapp
Berisha ndryshon mendje: Nuk do ta shkrij SPAK-un, por do ta vë në

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ndryshuar sërish qëndrim në lidhje me SPAK. Pas deklaratave të mëparshme ku premtonte shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme tha se nuk e ka pasur ndërrmend asgjësimin e saj. Ai më tej tha se prokuroria duhet të vendoset në kontroll institucional.

“Nuk kam pasur kurrë ndërmend asgjësimin e një institucioni të rëndësishëm akuze. Por prokuroria politike është prokurori diktature.

Kjo prokurori nuk ka kontroll. Askush nuk e kontrollon. Unë e kam fjalën për kontroll institucional. Janë disa gjëra që kjo reformë kërkoi ndërhyrje emergjente. Shmanget karakteri politik i prokurorisë” - tha Berisha.

Qëndrimi i ri i kreut të PD ndaj SPAK, është pothuajse i njëjtë me natyrën e Komisionit Xhafaj, i cili një nga qëllimet që ka është dhe monitorimi i institucioneve të drejtësisë së re.

Këtë komision përveç se e kanë refuzuar institucionet e drejtësisë dhe paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për ruajtjen e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO, deri më tani është refuzuar edhe nga Sali Berisha. Por mesa duket, refuzimi qenka vetëm për mospjesëmarrje fizike, pasi qasjet ndaj drejtësisë pothuajse i kanë të njëjtë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme