Politika 1 March 2025, 15:58 Nga VNA

Gaz Bardhi dhe Luan Baçi përplasen në ditën e primareve në Fier

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi dhe Luan Baçi përplasen në ditën e primareve

Në Fier, primaret nuk kanë shkuar siç duhet. Të paktën sipas informacioneve të fundit, ka pasur edhe përplasje gati fizike mes mbështetësve të Gazment Bardhit dhe Luan Baçit. Ky i fundit, i spostuar pas mbërritjes së Bardhit si drejtues politik në Fier, duket se është përpjekur të ruajë supremacinë lokale, duke mos qenë dakord me vendosjen e Bardhit në krye të drejtimit të këtij qarku.

Përplasja ka nisur në ambientet pranë Teatrit “Bylis”, por më herët, palët që përfaqësojnë Gazment Bardhin dhe Luan Baçin janë përplasur brenda godinës së PD-së në Fier, ku po zhvillohet procesi i primareve.

Shkak mësohet të ketë qenë regjistrimi për të votuar i anëtarëve që janë regjistruar pas vitit 2021, çka është kundërshtuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Procesi i votimit është bllokuar për një kohë të pacaktuar, ndërsa numri i demokratëve të regjistruar për të votuar në primare në këtë qytet është rreth 7,000.

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme