Politika 1 March 2025, 14:47 Nga VNA

Rama rishfaqet si autor i reformës në drejtësi dhe ndryshon qëndrim ndaj SPAK/ E dinim që do merrej me ne

Ndaje në Whatsapp
Rama rishfaqet si autor i reformës në drejtësi dhe ndryshon

Rama ka marrë sërish autorësinë për reformën në drejtësi, duke deklaruar se: “PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë.”

“Sigurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar. Siç ishte ajo historia që doktorët harruan çadrën në stomak. Ka gabime. Është praktikë e re. Është e dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim. Për pesë vite me radhë. Por me vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur shumë debate, shikoje se kjo bën muu, jo lëre kemi thënë.”

Për kryeministrin është e papranueshme të të kërkojnë hesap, sikur të kanë kaluar në faj pse ke bërë këtë reformë. Madje ai ka pranuar se e ka ditur që në fillim se drejtësia do të vepronte mbi PS: “Pse, me kë do merrej? Me të vdekurit apo me kënetën? S’është marrë me gjakun që është në kënetë nga gjaku i njerëzve të pafajshëm. Duhet pasur parasysh se sa herë ka një luftë të tillë, për shkak se bëhet zhurmë, krijohet dhe perceptimi sikur këtu plasi peshku.

Në fakt, e vërteta është se këtu ka filluar pastrimi” – tha Rama, i cili ditët e fundit e ka ndryshuar narrativën anti-SPAK, duke marrë sërish autorësinë për reformën dhe duke e konsideruar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion si produkt të tijin e të PS-së, edhe pse muajt e fundit bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë qenë pjesë e hetimeve dhe arrestimeve për korrupsion nga SPAK.

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme