Politika 2 March 2025, 17:32 Nga VNA

"Soros non grata" Berisha në Milano: Strategu i Trump mbështet PD, plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Ndaje në Whatsapp
"Soros non grata" Berisha në Milano: Strategu i Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano, denoncoi qeverisjen aktuale, duke e cilësuar atë si një regjim që grabit pasuritë e shqiptarëve dhe burgos kundërshtarët politikë. Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare për opozitën po rritet, duke thënë se strategu kryesor i rikthimit të Donald Trump, Tony Fabrizio, tashmë është pjesë e fushatës së PD-së.

“Kush do ta besonte disa muaj më parë se për të drejtuar fushatën tonë ka ardhur kryestrategu i planetit? Apo se qindra parti të qendrës së djathtë, në tre rezoluta, do të dënonin regjimin e Edi Ramës dhe narkodiktaturën?”, deklaroi Berisha.

Ai i bëri thirrje emigrantëve të angazhohen për ndryshimin politik në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e votës për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Në këtë takim, Berisha prezantoi vizionin e tij për “Shqipërinë Madhështore”, duke premtuar masa urgjente për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Sipas tij, programi i PD-së do të nisë me një paketë emergjente që synon të eliminojë varfërinë ekstreme brenda tre muajve.

“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Çdo shqiptar që do të kthehet në vend do të jetë pesë vite pa asnjë taksë dhe do të ketë stimuj për investime. Shqipëria do të bëhet një ekonomi prodhuese, ku markat shqiptare do të mbushin dyqanet dhe do të vërshojnë në tregjet ndërkombëtare. Do bëjmë gjithçka që ato pasuri që i ka falë zoti Shqipërisë t’i kthejmë në të mira. Ballkani i Hapur stop. Në kosh do hidhet." u shpreh Berisha.

Gjithashtu, ai njoftoi një nismë ligjore të posaçme për mbylljen e fondacionit të George Soros në Shqipëri dhe shpalljen e tij “non grata”.

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme