Politika 2 March 2025, 12:06 Nga VNA

Primaret në PD/ Përfundon numërimi i votave në shumicën e qarqeve, kush janë më të votuarit?

Ndaje në Whatsapp
Primaret në PD/ Përfundon numërimi i votave në shumicën

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve për Primaret e PD. Në qarkun e Fierit në listën me 22 kandidatë, më i votuar ka dalë ish-kandidati për kryetar Bashkie, Eduart Sharka me 795 vota, më pas deputeti aktual Luan Baçi renditet i dyti me 677 vota, e ndjekur nga Elisabeta Redhi me 492 vota dhe Saimir Korreshi me 477 vota.

Në qarkun e Durrësit nga 37 emra në listë, më të votuar kanë dalë Igli Cara i pari me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota dhe Aulon Kalaja me 296 vota. Më pas renditen Dritan Burgija dhe Luan Hoti.

Në Qarkun e Elbasan nga 21 emra që ishin në garë, më shumë vota kanë deputeti Dashnor Sula 550 vota dhe pedagogu Blendi Himçi me 490 vota, Ilirjan Alliu me 421 vota dhe Aurel bylykbashi me 343 vota.

Fituese e primareve në Vlorë është deputetja Ina Zhupa, me 765 vota, i dyti është ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha 488 vota dhe e treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota.

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike deklaroi se në procesin e Primareve që u mbajt në të gjthë vendin kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

Video

Mbrëmjen e sotme, Britania e Madhe përjetoi eklipsin diellor më të rëndësishëm në 27 vitet e fundit, ku Hëna mbuloi 90% deri në 96% të Diellit, sidomos në zonat perëndimore si Devon, Cornwall dhe Pembrokeshire. Ky ishte eklipsi më i theksuar i dukshëm nga Ishujt Britanikë që prej eklipsit total të vitit 1999. Fenomeni nisi rreth orës 18:08 në Edinburg dhe mblodhi mijëra qytetarë në parqe, plazhe e tarraca për të ndjekur së bashku këtë spektakël të rrallë qiellor.

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme