Politika 1 March 2025, 21:09 Nga VNA

Agron Shehaj “përçan” familjen shqiptare në Amerikë – babai me Berishën, djali mbështetës i tij

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj “përçan” familjen shqiptare në

Gjatë takimit në New York, një i ri shqiptar ka ndaluar Agron Shehajn për një selfie. Shehaj e poston dhe  babai i djalit ka komentuar duke mos aprovuar zgjedhjen e djalit.

“Me gjithë respektin për Agronin, të cilit i dhamë mbështetje për kryetar të PD-së në garë me Bashën, vota jonë shkon për legjendarin Berisha,” ka thënë i ati i të riut, duke lënë të kuptohet se qëndrimet politike kanë ndarë brezat brenda familjes.

Shehaj nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke iu drejtuar me një mesazh babait të të riut, Elsonit:

“Elsoni po provon se ç’do të thotë të jesh në botën e lirë, ku askush nuk të pengon dhe ke mundësi si gjithë të tjerët. Dhe nuk duhet ta ndalosh djalin të mbështesë atë që mendon se do t’i sjellë një të ardhme më të mirë. Do ishte mirë që edhe ti të merrje një vendim duke pasur parasysh të ardhmen e tij, jo të kaluarën.”

Tani mbetet për t’u parë kush do të bindë kë për të ndryshuar mendim: djali babain, apo babai djalin?

Video

Mbrëmjen e sotme, Britania e Madhe përjetoi eklipsin diellor më të rëndësishëm në 27 vitet e fundit, ku Hëna mbuloi 90% deri në 96% të Diellit, sidomos në zonat perëndimore si Devon, Cornwall dhe Pembrokeshire. Ky ishte eklipsi më i theksuar i dukshëm nga Ishujt Britanikë që prej eklipsit total të vitit 1999. Fenomeni nisi rreth orës 18:08 në Edinburg dhe mblodhi mijëra qytetarë në parqe, plazhe e tarraca për të ndjekur së bashku këtë spektakël të rrallë qiellor.

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme