Politika 2 March 2025, 16:36 Nga VNA

Shqipëria e fundit në Europë për pagat e arsimtarëve, Rama premton mbështetjeje financiare për 50 mësues që jetojnë në Greqi

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një takim mesditën e sotme me mësuesit shqiptarë, që punojnë në Greqi. Në fjalën e tij, ai theksoi se për herë të parë ka nisur një program mbështetjeje financiare për 50 mësues e parë nga qeveria dhe kjo do të zgjerohet më pas në shtete të tjera.

“Me mësuesit shqiptarë në Greqi, ku nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe” -  tha ndër të tjera Rama.

Iniciativa e kryeministrit për të mbështetur mësuesit shqiptarë në Greqi, është paksa paradoksale duke ditur se Shqipëria është një nga vendet me pagat më të ulëta për mësuesit.

Madje këtë e tregoi edhe raporti më i fundit i OECDi publikuar më janar të këtij viti, ku theksonte se arsimtarët në vendin tonë janë më të keqpaguarit, në Europë. Në terma vjetorë, paga mesatare bruto e një mësuesi për vitin 2022-2023 ishte 11.400 euro në Shqipëri, një shifër që nuk kalon as vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Bosnje Hercegovina.

Përpos kësaj, vetëm pak ditë më parë kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, ka shprehur shqetësimin për uljen e pagave në vlerën e 10 mijë lekëve të reja në muaj të 350 mësuesve ciklit të ulët dhe parashkollorit. Për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkuar zgjidhje, ai ka shpallur 31 marsin si afatin e fundit dhe pas kësaj date të gjithë mësuesve do tu bëhet thirrje për grevë. Trebicka gjithashtu tha se rreth 6500 mësues në të gjithë Shqipërinë po përballen me të njëjtën problematikë. Kryesisht është kategoria e mësuesve që japin mësim në fillore.

Duke parë këtë situatë, kur Shqipëria ka këto standarte pas 12 vitesh qeverisje të Edi Ramës, lind pyetja pe kryeministri i gjen lekët për mësuesit shqiptarë që jetojnë në vendet e BE, dhe nuk ka për mësuesit në Shqipëri?!

 

 

 

 

Video

Mbrëmjen e sotme, Britania e Madhe përjetoi eklipsin diellor më të rëndësishëm në 27 vitet e fundit, ku Hëna mbuloi 90% deri në 96% të Diellit, sidomos në zonat perëndimore si Devon, Cornwall dhe Pembrokeshire. Ky ishte eklipsi më i theksuar i dukshëm nga Ishujt Britanikë që prej eklipsit total të vitit 1999. Fenomeni nisi rreth orës 18:08 në Edinburg dhe mblodhi mijëra qytetarë në parqe, plazhe e tarraca për të ndjekur së bashku këtë spektakël të rrallë qiellor.

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme