Politika 2 March 2025, 21:23 Nga VNA

Rama u ndalon deputetëve të vetë të flasin për SPAK/ Kush ka komente të lerë mandatin

Ndaje në Whatsapp
Rama u ndalon deputetëve të vetë të flasin për SPAK/

Edi Rama u ka dërguar ultimatum deputetëve të PS-së, duke iu kërkuar të mos bëjnë asnjë koment për drejtësinë dhe sidomos për SPAK-un në media.

Shkak për këtë ka qenë një koment i deputetit Etjen Xhafaj, i cili ka dalë në mbështetje të Veliajt, duke sulmuar prokurorët e posaçëm.

Ja çfarë shkruhet më tej në mesazh:

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis.”

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme nuk janë as me kohë e pa kohë, as punë e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë.”

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme