Politika 2 March 2025, 19:17 Nga VNA

Primaret në Tiranë ende pa rezultat, PD bën njoftimin zyrtar: Po bëjmë verifikime

Ndaje në Whatsapp
Primaret në Tiranë ende pa rezultat, PD bën njoftimin zyrtar: Po

Kur ende nuk kanë dalë rezultatet e primareve të Tiranës, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga Partia Demokratike.

PD njofton se do të publikojë rezultatet finale vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore.

Por në fakt mediat kanë raportuar rezultatet në pjesën më të madhe te qarqeve, ku e vetmja gjë e panjohur deri më tani janë rezultatet e Tiranë, ku dhe numri i deputetëve është më i lartë dhe gara ka qënë më e fortë.

Njoftimi

Duke ju përgjigjur interesit të madh të mediave por edhe të kandidatëve apo anëtarëve të PD, KOKOE njofton:

Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.

Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854

Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.

Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme