Politika 3 March 2025, 11:32 Nga VNA

Berisha pas paraqitjes në SPAK: Etjen Xhafaj u bë “kurban” i marrëveshjes Rama-Dumani

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas paraqitjes në SPAK: Etjen Xhafaj u bë “kurban”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK, vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha deklaroi se deputeti socialist, Etjen Xhafaj, është bërë “kurban” i një marrëveshjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sipas tij, Xhafaj u ndëshkua pasi theu këtë marrëveshje duke kritikuar SPAK-un pa lejen e Ramës.

“Aty gjeta ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, duke pirë kafe me Benet Becin. Etjenin e gjeta kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Ai e shkeli marrëveshjen sipas së cilës nuk mund të sulmohet SPAK pa autorizimin e Edi Ramës,” tha Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për ndalimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe për përpjekjet për të përfshirë opozitën në këtë proces.

“Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte dot nga SPAK-u,” përfundoi Berisha.

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme