Politika 2 March 2025, 23:05 Nga VNA

Floriana Garo premton parajsën për emigrantët: Ejani punoni në Shqipëri, nuk do keni taksa

Ndaje në Whatsapp
Floriana Garo premton parajsën për emigrantët: Ejani punoni

Gjatë hapjes së takimit të sotëm në Milano, Itali, Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh se diaspora po pret me padurim ardhjen e PD në pushtet duke cilësuar se plani i PD është të ofrojë për qytetarët e saj rroga dhe pensione të dyfishuara.

Garo i bëri thirrje qytetarëve se 5 vitet e para që ata do të vijnë të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre do të punojnë pa taksa.

''Ka ardhur koha të investojmë tek qytetarët, tek familjet shqiptare, tek rinia dhe e ardhmja. Ka ardhur koha që edhe diaspora ta shohë Shqipërinë jo vetëm si vendin e zemrës, por si vendin e ëndrrave. Një vend pa taksa për 5 vjet për çdo emigrant që kthehet dhe e rindërton jetën këtu.'- u shpreh ajo

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme