Politika 3 March 2025, 12:21 Nga VNA

Rama: Shqipëria ka kaluar nga “Koreja e Veriut e Evropës” në destinacionin më të shpejtë të turizmit

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria ka kaluar nga “Koreja e Veriut e Evropës”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është shpallur “Vendi i Nderit” për vitin 2025. Gjatë fjalës së tij, Rama ka krahasuar Shqipërinë e kaluar me “Korenë e Veriut të Evropës”, duke theksuar zhvillimet e mëdha në turizëm që ka përjetuar vendi.

Ai kujtoi kohën kur aeroporti i Tiranës kishte shumë pak udhëtarë dhe kur turistët që kishin mjekër duhej të kalonin nga berberhane për të hyrë në Shqipëri. Sot, sipas tij, numri i udhëtarëve ka arritur në 11 milionë për vitin 2024, duke tejkaluar Beogradin.

Rama theksoi se Shqipëria është një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, duke e krahasuar atë me Katarin dhe Arabinë Saudite. Po ashtu, ai përmendi se turistët gjermanë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në Shqipëri dhe qeveria është e angazhuar për të rritur më tej këtë numër.

"Nuk është ide e mirë që t’ju bëj më shumë nervozë. Po ndalem duke u dhënë një shifër të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti kishte shumë pak mijëra udhëtarë dhe këta duhet të ishin marksistë dhe leninistë që të hynin në vendin tonë. Ishim tërësisht të izoluar nga Evropa.

Në aeroport kishte një berberhane dhe udhëtarët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë. Nuk gënjej.

Sot shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 mln udhëtarë që kanë kaluar aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar atë të Beogradit. Mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të Turizmit për rritjen më të shpejtë. Ne nuk kishim as Mekën dhe as Kupën Botërore. Ne jemi siç ka qenë Gjermania në Kupën e Botës, të parët.”, u shpreh Rama

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme